fbpx

“Sulme” të kruajtjes, skuqje dhe lëkurë e thatë – tre shenjat e dermatitit atopik

Dermatiti atopik (ekzema) është gjendje që e bën lëkurën të kuqe dhe ka inflamacion. Më e shpeshtë është te fëmijët, por mund të paraqitet në cilëndo moshë. Përveç pamjes estetike të lëkurës, faktori që më së shumti e prishë kualitetin e jetës është kruajtja. Karakteristike janë periudhat e “sulmeve” të kruajtjes, ndërsa tipike është edhe keqësimi i lëkurës gjatë natës, që kulminacionin e arrin rreth orës 3-4 të mëngjesit. Mu për këtë edhe pacientët e vegjël dhe të rriturit kanë problem, pagjumësi dhe lodhje që në mënyrë plotësuese e keqësojnë fotografinë klinike.

 

Karakteristikat e dermatitit atopik

Kseroza, gjegjësisht thatësia e shtresës së sipërme të lëkurës me paraqitjen e më shumë ose më pak të deskuamimit të lëkurës. Kjo sjell deri te humbja e rritur e lëngjeve nëpër epidermë, si dhe ndjeshmëri më e madhe e lëkurës ndaj agjenseve të ndryshme nga rrethina (mjetet për higjienë, uji me klor...)

  • Skuqja (eritem) e shkaktuar nga procesi i inflamacionit
  • Pruritus (kruajtje)- që në mënyrë plotësuese e keqëson reagimin inflamues dhe e prishë kualitetin e jetës
  • Lidhshmëri e shpeshtë me sëmundjet alergjike, siç janë riniti alergjik, astma dhe alergjia nga ushqimi.
  • Rezistencë e zvogëluar ndaj kolonizimeve bakteriale, viruse dhe të kërpudhave, për shkak të disbalancit të sistemit imunologjik.

Sëmundja paraqitet te fëmijët e rritur, ndërsa më shpesh fillon shumë më herët, në disa muajt e parë të jetës. Paraqitet thatësi karakteristike e lëkurës dhe skuqje, që shpesh lokalizohet në fytyrë, qafë, bërrylat, prapa gjurit, ndërsa mund të paraqitet edhe në gjithë trupin.

Disbalanci në sistemin imunologjik

Sot, në kushte të sterilizimit të përgjithshëm, frika nga bakteret, konzervanset në ushqim, si dhe përdorimi i tepërt i antibiotikëve, ekziston zhvendosje “kolektive” të përgjigjes imunologjike në shoqërinë moderne, d.m.th. rritet numri i sëmundje të shkaktuara nga ky disbalanc. Interesant është informacioni se fëmijët që rriten në mjedise rurale shumë pak sëmuren nga dermatiti atopik, ndërsa është dëshmuar se fëmijët urban, të cilët të paktën një periudhë kohore e kanë kaluar në fshat kanë më pak gjasa të sëmuren nga dermatiti atopik. Ndoshta një nga shkaqet qëndron në kontaktin e shpeshtë me bakteret në mjediset rurale të cilat jo gjithmonë janë të rrezikshme. Por, një pjesë e fshehtësisë qëndron edhe në shkallën më të vogël të ndotjes në raport me mjedisin urban.

Pasojë e ushqimit

Shprehitë në ushqim nuk janë shkaku kryesor për dermatitin atopik. Por, punimet e shumta shkencore tregojnë se reagimet alergjike të ushqimit janë një nga faktorët që e keqësojnë këtë gjendje të dermatitit atopik. Prodhimet më të shpeshta ndaj të cilave paraqiten reagime imunologjike janë qumështi, vezët, soja, luteni dhe proteinat tjerë nga gruri dhe elbi, kikirikët dhe çokolata. Nëse mendojmë për ushqimin si ilaç, duhet të kemi kujdes me marrjen e thartirave yndyrore esenciale të pangopura, si dhe probiotikët në doza të larta.

Sëmundje psikosomatike

Dermatiti atopik llogaritet se është i ndërlidhur me sëmundjen psikosomatike. Sëmundja keqësohet si pasojë e stresit paraprak, gjithashtu ndërprerja momentale e kruajtjes ndodh gjatë sulmit të papritur.

Si mjekohet?

Terapia e dermatitit atopik ka për qëllim kontroll të relapseve dhe ruajtjen e lagështisë së lëkurës. Qasja terapeutike varet nga pesha e sëmundjes dhe nga rezistenca e ndryshimeve të lëkurës. Si qëllime të terapisë, përveç përmirësimit të lëkurës duhet të merret parasysh edhe shkalla e zvogëlimit të kruajtjes dhe përmirësimi i gjumit. Terapia e dermatitit atopik përfshinë hidratim, përkujdesje adekuat të lëkurës, identifikimi dhe shmangia e irituesve dhe alergjenseve, kontrolli i kruajtjes dhe përdorimi i agjenseve anti-inflamues sistemor lokal nëse ka nevojë. Nevoja është edukim i mirë i prindërve për bazat e sëmundjes dhe udhëheqja e saj, ndërsa gjatë kësaj të  mos harrohet nevoja nga eliminimi i stresit dhe anskiozitetit, si në familje ashtu edhe te fëmija.

Parandalimi

Lidhur me parandalimin primar ekzistojnë dëshmi se terapia me pribiotikët e nënës gjatë shtatzënisë dhe muajt e parë pas lindjes e anulon paraqitjen e dermatitit atopik. Parandalimi sekondar përbëhet në shmangien dhe reduktimin e triger faktorëve  të identifikuar dhe përkudesjes së mirë të lëkurës. Parandalimi realizohet individualisht për çdo pacient veçmas. Duhet kujdes gjatë zbatimit të dietave, veçanërisht në moshën e hershme fëmijërore. Nëse ekziston sensibilizim i pluhurit shtëpiak rekomandohen masa adekuate për zvogëlim. Njohuritë e reja për rëndësinë e integritetit të barrierës së lëkurës dhe rolin e përgjigje imune e përmirësuan udhëheqjen e pacientit, si dhe rrjedhën e prognozës së dermatitit atopik. Mjekët kanë mundësi të ndryshme terapeutike në këtë gjendje dhe kontroll të ekzecerbacioneve, por mjekimi i tërësishëm është individual dhe nuk mund të parashihet.